Nagavci: Synojmë që mësimi në shkolla të fillojë më 27 shtator

21 shtator 2021 | 11:37

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synojnë që më 27 shtator të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.

Nagavci ka bërë me dije se deri në fundjavë pritet të merret vendimi.

“Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenar, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset”, ka thënë Nagavci për “Telegrafin”.

Ajo ka theksuar se synimi është që të kthehen me mësim fizik në shkolla më 27 shtator, e po ashtu të hapen edhe çerdhet.

“Varet plotësisht prej rekomandimeve të IKShPK-së, ashtu siç kemi vepruar deri më tash. Kanë qenë rekomandimet e IKShPK-së. Do të rishqyrtohen masat, janë në fuqi deri më 26, do të shqyrtohen edhe njëherë, mandej edhe vendimi, unë pres që me qenë një vendim që e mundëson edhe mësimin”, ka thënë Nagavci, duke shtuar se janë duke mbajtur takime të rregulltat me drejtorët komunal të arsimit dhe SBAShK-un.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar për zhvillimet në pjesën…