Nagavci takon delegacionin parlamentarë zviceran që po viziton Kosovën
Nënkryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim delegacionin parlamentarë zviceran të kryesuar nga Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se delegacioni po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë parlamentar në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Sipas saj, Zvicra është një shtet mik i Kosovës, që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha.
Postimi i plotë i Nagavcit:
Sot, pata kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës të pres delegacionin parlamentarë zviceran të kryesuar nga Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Znj. Isabelle Moret dhe delegacionin e përbërë nga z. Mauro Tuena, Nënkryetar Komisionit të Politikës së Sigurisë të Këshillit Kombëtar, z. Joachim Tomaschett, zëvendës Shef i Sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Multilingualizmit, dhe znj. Sara Guerra, Sekretare e Delegacionit.
Delegacioni po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë parlamentar në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Zvicra është një shtet mik i Kosovës, që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha. Demokracia zvicerane, zhvillimi dhe shteti i së drejtës janë model i përbotshëm, nga i cili Kosova dhe institucionet e saj mund të marrin shembull. Në prani edhe të ambasadorit zvicran Z. Thomas Kolly dhe zëvendës Ambasadores, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri i urova mirëseardhje delegacionit nga Zvicra në funksion të forcimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve dhe ndarjen e përvojave për shumë nga çështjet e përbashkëta.