Nagavci: Të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin për paga

18 gusht 2022 | 13:45

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se në Projektligjin për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

“Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak. Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MAShTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka njoftuar ministrja Nagavci.

Nagavci ka thënë se ky projektligj dallon shumë nga ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij, sipas saj, do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Ndër të tjera, Projektligji i pagave, sipas Nagavcit, sjell: “Koeficiente të dinjitetshme për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve, trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale, përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore dhe transparencë të plotë të pagave në sektorin publik. Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor më 1 shtator”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur…