
Nagavci thotë se po punojnë që ta përmirësojnë arsimin në vend
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i kësaj qeverisje, ndërsa krahas politikave arsimore, ajo ka theksuar se po vazhdojnë ta përmirësojnë infrastrukturën shkollore gjithandej duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
“Si ministri jemi duke punuar me përkushtim të madh në shumë drejtime, në mënyrë që secila shkollë, secili mësues në Kosovë, të jetë i gatshëm dhe i motivuar për t’i ndihmuar secilit fëmijë që të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Nagavci mori pjesë dje në përurimin e shkollës së re dhe sallës së Edukatës Fizike në Batllavë, si dhe në vënien e gurthemelit të shkollës në fshatin Lluga të Podujevës.
Ajo ka uruar mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe banorët e dy fshatrave dhe i ka njoftuar se po punojnë me një qasje shumëdimensionale që ta përmirësojnë arsimin në vend.