Nagavci tregon sa punëtorë të arsimit janë vaksinuar
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, ka treguar se deri më 6 gusht 17 483 punëtorë të arsimit janë vaksinuar.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka thënë janë në bashkëpunim me institucionet përkatëse në mënyrë që viti i ri shkollor t‘i gjejë mësimdhënësit të vaksinuar. “Sipas të dhënave të datës 6 gusht të premtes së kaluar janë gjithsej 17 mijë e 483 punëtor të arsimit të vaksinuar dhe 12 mijë e 395 studentë të vaksinuar”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo ka treguar arsyet se pse kaq numër i vogël i mësimdhënëseve janë vaksinuar.
“Më shumë ka qenë neglizhim sesa hezitim i mësimdhënësve të vaksinohen. Unë u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen në mënyrë që viti i ri shkollor të na gjejë ta vaksinuar”, ka thënë ajo.