Nagavci tregon se cilët studentë do të lirohen nga pagesa e konviktit dhe mensës
30 tetor 2023
| 11:54
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar një vendim, i cili liron nga pagesa e banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (QSP) një pjesë të studentëve.
Nagavci ka bërë me dije se studentët të cilët lirohen nga pagesa janë fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët që u takojnë familjeve me asistencë sociale, dhe studentët me nevoja të veçanta.
Më tutje, Nagavci ka shkruar në “Facebook” se për pagesën e banimit në konvikte do të lirohen edhe studentët nga parlamenti studentor i UP-së dhe studentët të cilët janë më shumë se një studentë nga një familje banues në QSP.
“Për studentët tanë, do të vazhdojmë angazhimin e përkrahjen e pakursyer”, ka shkruar Nagavci.