Nagavci uron mësuesit

07 mars 2020 | 15:52

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka uruar mësuesit dhe mësueset në llogarinë e vet në “Facebook”. Ajo me këtë rast ka thënë se puna e mësuesve është me shumë përgjegjësi dhe sfida, megjithatë Dita e Mësuesit ka rëndësi të veçantë për të.

Nagavci ka shkruar edhe disa fjalë duke na rikujtuar se edhe ajo ka kryer detyrën e mësueses, shkruan “Epoka e re”.

“Dita e mësuesit ka një rëndësi të veçantë për mua,
Kam pasur fatin e mirë që gjithë jetën time të jem e rrethuar nga mësimdhënës të shkëlqyeshëm. E rritur si vajzë e dy prindërve mësimdhënës, duke punuar vet me ditar në dorë për më shumë se dhjetë vite, më shumë tri dekada punë në arsim në funksione e detyra të ndryshme, e rrethuar me kolegë të jashtëzakonshëm, me mësimdhënës të dalluar e me punëtor arsimi të përkushtuar, ndjehem me fat dhe e ndikuar në formësimin tim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Të dashura Mësuese e Mësues,
Urimet më të përzemërta për ditën tuaj sot!

Puna juaj është me shumë përgjegjësi e sfida, me ngarkesa e presione, kërkon kohë për planifikim e vlerësim, kërkon njohuri profesionale dhe pedagogjike. Por është dhe e bukur, falenderuese e meritore.

Dita e mësuesit ka një rëndësi të veçantë për mua,
Kam pasur fatin e mirë që gjithë jetën time të jem e rrethuar nga mësimdhënës të shkëlqyeshëm. E rritur si vajzë e dy prindërve mësimdhënës, duke punuar vet me ditar në dorë për më shumë se dhjetë vite, më shumë tri dekada punë në arsim në funksione e detyra të ndryshme, e rrethuar me kolegë të jashtëzakonshëm, me mësimdhënës të dalluar e me punëtor arsimi të përkushtuar, ndjehem me fat dhe e ndikuar në formësimin tim.

Sot akoma kemi shumë punë për të bërë, shumë angazhim për përmirësimin e cilësisë në arsim, shumë nevojë për bashkëpunim e bashëkrëndim të punëve, andaj dhe mbështetja ime dhe e jona do të jetë e plotë e parezerva.

Në gjithë historinë tonë, jeta e shqiptarëve nuk ka qenë e lehtë e për tejkalimin e sakrificave gjatë dekadave, puna e kontributi i mësuesve ka qenë shumë i rëndësishme, andaj unë besoj tek mësimdhënësit.

Urime për të gjithë ju që jepni mësim, edukoni, shpërndani dritë e frymëzim!/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letër emocionuese për shokun e tij të ndjer Blerim Hamëz…