Nagavci: Vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së , Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë.
Ajo ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një katastrofe humanitare dhe ekonomike.
Sipas saj, sjellja e Qeverisë së Kosovës nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë.
“Nuk e di cila çështje është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve, për fat të keq jemi duke shkuar drejt një katastrofe humanitare”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se të dyshuarit me covid nuk po trajtohen.
“Shumica e të dyshuarve me koronavirus jo se nuk po trajtohen por as nuk po kanë mundësi të testohen. Në këtë situatë, sjellja e qeverisë nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë”, ka deklaruar Nagavci .
(M.K / Epoka e re)