Nagelsmani shpall listën e Gjermanisë, rikthehen Gnabry dhe Rudigeri
Më 11 tetor, Gjermania udhëton drejt Bosnje Hercegovinës ndërsa tre ditë më pas pret në shtëpi Holandën për të zhvilluar takimet e radhës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Për këto dy takime komisari teknik i Gjermanisë ka shpallur listën e të grumbulluarve, e cila pritej me shumë kureshtje pasi me publikimin e saj janë shuar disa pikëpyetje. Kështu në portë konfirmohet fakti se Janis Blasvish do të jetë portieri i tretë. Ndërsa në këtë listë spikat edhe prania e Gnabry.
“Sergie ka kaluar një periudhë të keqe vitin e kaluar pasi ka pësuar shumë dëmtime dhe për rrjedhojë humbi edhe formën. Tani e kam vënë re se po rikuperon mjaft mirë pasi prej muajsh po luan mirë dhe nuk po dëmtohet”, ka thënë Julian Nagelsmann, trajneri i Kombëtares gjermane.
Lista e futbollistëve: O.Bauman, J.Blasvish, A.Nubel, W.Anton, B.Henrishs, J. Kimich, R.Koh, M.Mitelshted, D.Raum, A.Rudiger, N.Schloterbeg, J.Tah, R.Andrish, Ch.Fyhrish, P.Gross, J.Musiala, A.Pavloviq, A.Shtiler, F.Wirtz, S.Gnabry, K.Haverz, D.Undav, T.Klajndienst.