Nagelsmann: Do të jenë 2 ndeshje spektakolare
Julian Nagelsmann po e pret me padurim sfidën me Italinë.
Trajneri i Gjermanisë i ka thurur elozhe rivalit dhe thotë se po kalon një moment shumë pozitiv.
“Po e pres me padurim momentin për të luajtur. Italia është një rival i madh dhe ashtu si ne ka rigjetur forcën e dikurshme. Bëjnë futboll ofensiv dhe agresiv. Në këtë moment do të luajmë ndaj rivalit që është më i qëndrueshëm dhe në formë optimale”, tha fillimisht Nagelsmann.
Më tej foli edhe për rivalin e ardhshëm. “Është diçka pozitive për rritjen tonë sepse do të luajmë ndaj skuadrave më të mira të Europës për momentin. Nëse shkojmë në gjysmëfinale, do të jetë një ndeshje emocionuese edhe kundër Danimarkës ose Portugalisë. Por fillimisht duhet që të bëjmë detyrën tonë përballë Italisë. Do të jenë sfida të bukura”, përfundoi trajneri i kombëtares së Gjermanisë.