Nagelsmann: Fitorja ishte plotësisht e merituar
15 tetor 2024
| 13:33
Gjermania e mposhti Holandën në “klasiken” e futbollit evropian me rezultat 1-0. Golin e vetëm e shënoi Jamie Leweling, në minutën e 64-të. Pas ndeshjes i lumtur me fitoren është shfaqur trajneri Julian Nagelsmann.
“Pjesa e parë më pëlqeu shumë. Në pjesën e dytë ata ndryshuan në lojë e na vendosën disi në vështirësi, kjo edhe pasi ne nuk po mbronim mirë. Megjithatë skuadra reagoi shumë mirë, ndaj jam i lumtur për suksesin. Fitorja ishte plotësisht e merituar”, ka thënë Nagelsmann.