Nagelsmann: Lëndimi i Ter Stegen është tronditje e madhe për ne

24 shtator 2024 | 11:03

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thënë se lajmi për lëndimin e rëndë të gjurit të Marc-Andre ter Stegen ishte një tronditje e madhe pasi portieri i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni që pritet ta lërë jashtë për të paktën tetë muaj.

Ter Stegen pësoi një këputje të tendinës së patelës në gjurin e djathtë, ka njoftuar Barcelona.

Portieri u rrëzua keq pasi u hodh për të kapur një top gjatë fitores 5-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit në La Liga të dielën dhe u dukë qartë në dhimbje teksa u largua nga fusha me barelë. Pesha e tij ra mbi gjurin e djathtë, në të cilin ai kishte kryer dy operacione në sezonet 2019/20 dhe 2020/21.

“Lajmi për lëndimin e Marcit ishte një tronditje e madhe për ne”, ka thënë Nagelsmann, i cili tani ka humbur dy portierë me përvojë brenda një muaji pas tërheqjes së Manuel Neuer nga futbolli ndërkombëtar në gusht.

“Do të na mungojë shumë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ne i urojmë Marcit gjithë të mirat… gjithmonë do të jemi aty për të gjatë rrugës së tij të rikthimit”, ka deklaruar Nagelsmann për faqen e internetit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuajse një muaj na ndan nga shpallja e fituesit të…