Nagelsmann: PSG-ja e meritoi kualifikimin në finale

19 gusht 2020 | 12:54

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ka deklaruar se PSG-ja e ka merituar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores me rezultat 3-0.

“Tiketa e finales për Parisin është e merituar”, ka deklaruar Nagelsmann.

“Në minutat e parë të ndeshjes ne bëmë mirë dhe kishim situata të mira. Ishte e vështirë të rikthehemi në ndeshje pas golit të dytë sepse Paris ka shumë cilësi në skuadër. Është vështirë të pranohet, por ky është futbolli”, ka shtuar Nagelsmann.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Shaqiri Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie…