Nagelsmann: Synojmë vendin e parë në grup
20 qershor 2024
| 14:30
Gjermania e ka siguruar kalimin nga faza e grupit me dy ndeshje të zhvilluara ku arriti dy fitore. Ndeshjen e tretë Gjermania e zhvillon ndaj Zvicrës, të dielën në orën 21:00.
Trajneri Julian Nagelsmann ka bërë me dije se synimi i parë i gjermanëve është të dalin si fitues të grupit.
“Dëshirojmë të fitojmë grupin, ky është edhe objektivi ynë i parë në këtë Euro 2024. Ju siguroj që ndaj Zvicrës nuk do të ketë ‘turnover’. Në sfidën me Hungarinë kontrolluam shumë mirë lojën, sidomos në pjesën e dytë, kur falë kësaj mënyre loje, ia dolëm të shënonim edhe golin e dytë, për ta mbyllur përfundimisht sfidën”, ka thënë Nagelsmann.