Nagelsmann: Villarreal i rrezikshëm, por ne duam kualifikimin

05 prill 2022 | 20:01

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, ka folur në prag të ndeshjes së Champions League kundër Villarreal. Gjermani fillimisht ka deklaruar: “Do të përballemi me një skuadër eksperte. Një skuadër e mirë që mund të luajë në disa skema, që di të dalë me topin në këmbë, që bën presing dhe mbron mirë. Gjithsesi unë kam besim te djemtë e mi, jam optimist dhe besoj se mund të fitojmë. Besoj se mund të thuhet që jemi favoritë, kemi objektiv të fitojmë të dyja ndeshjet dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale, por jemi të vetëdijshëm se kemi përballë një kundërshtar të rrezikshëm”.

Më tej Nagelsmann shtoi: “Ata kanë lojtarë si Danjuma, i cili është një lojtar i nivelit të lartë dhe mund të prishë ekuilibrat. Gjithashtu kanë edhe një kolektiv të fortë dhe i treguan cilësitë e tyre përballë Juventusit.

Janë solidë dhe konkurrues, e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Nuk kanë presionin që kemi ne dhe kanë një trajner si Emery, që e njohim të gjithë sa i zoti është”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i ka…