
Nagelsmanni: Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit
Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann ka thënë se edhe përkundër faktit se skuadra e tij arriti fitore në Paris, asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Bayerni e mposhti PSG-në me rezultat 0-1, derisa golin e vetëm e realizoi Coman.
“Luajtëm mjaft mirë në 25 minutat e para, nuk prisnim që PSG-ja të ishte kaq pasiv në fushë. Pjesa e parë, në përgjithësi ishte e mirë, ashtu sikurse edhe fillimi i pjesës së dytë. Më pas u kthye në një ndeshje luftarake, duke pasur mjaft kontraste për çdo top. E kishim parashikuar një sfidë të tillë ashtu sikurse edhe fitoren”, ka thënë Nagelsmann.
“Nuk ka për të qenë e lehtë edhe pse do të luajmë në fushën tonë e kërkojmë mbështetjen e tifozëve. Të gjithë e pamë se si shkoi ndeshje kur hyri Mbappe, ndaj asgjë nuk është e mbyllur pavarësisht fitores. Do të përgatitemi si duhet”, ka deklaruar Nagelsmann