Nagelsmanni e nis me fitore aventurën te Gjermania
15 tetor 2023
| 14:12
Mbretërimi i Julian Nagelsmann si trajner i Gjermanisë ka filluar me një fitore pasi nikoqirët e “Euro 2024” kanë mundur ShBA-në në një miqësore.
Nata ka nisur keq teksa Christian Pulisic është kthyer nga shtëpia për t’i kaluar nikoqirët përpara.
Por, Gjermania ishte ana më e mirë dhe një goditje rutinë nga Ilkay Gundogan i ka barazuar ata në Konektikat.
Skuadra e Nagelsmann është përmirësuar shumë në pjesën e dytë dhe Niclas Fullkrug dhe Jamal Musiala kanë shënuar për të vulosur një fitore komode.
Nagelsmann, 36 vjeç i është dhënë një kontratë deri në korrik 2024 pasi Hansi Flick është shkarkuar në shtator pas një ecurie të dobët rezultatesh, duke kulmuar me humbjen 4-1 nga Japonia.