Nagelsmanni: Jemi në rrugën e duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve

09 dhjetor 2021 | 17:35

Bayern Muncheni fitoi me rezultat 3-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, e mbylli fazën e grupeve me 18 pikë të plota dhe spostoi ekipin katalanas në Ligën e Evropës.

“Bavarezët” triumfuan me të njëjtin rezultat si në “Camp Nou” dhe cilësohen si një nga ekipet favorite për fitoren e turneut më të rëndësishëm për klube. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk fshihet dhe pranon se djemtë e tij do të luftojnë deri në fund për të sjellë kupën me veshë të mëdhenj në Munchen.

“Ne e kemi detyrim të jemi favoritë, kemi një dëshirë të madhe për të fituar këtë kompeticion. Jemi në rrugën e duhur, duhet të vazhdojmë kështu përpara. Ka rëndësi të madhe ta mbajmë të njëjtin nivel dhe ritëm, unë kam shumë besim se mund t’ia dalim ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Nagelsmanni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jemi të zhgënjyer dhe na vjen shumë keq, por do…