Nagelsmanni: Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë

03 nëntor 2021 | 12:54

Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann është impresionuar nga qendërsulmuesi Robert Lewandowski. Polaku realizoi tre gola në fitoren ndaj Benficës, ku Bayerni edhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër.

“Nuk duhet ta reduktojmë vetëm në golat e tij, por është e vërtetë që ka treguar forcën e karakterit. Ai gjithmonë kërkon të shënojë. Është sulmuesi më i mirë në botë dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, ka thënë Nagelsmann.

Ndërkohë, Lewandowski këtë sezon është golashënuesi numër një për momentin në Ligën e Kampionëve me tetë gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP- Arjola Demiri është një nga konkurrentet e BB…