Nagelsmanni: Lewandowski fiton ‘Topin e Artë’

15 tetor 2021 | 11:57

Trajneri i Bayern Munchenit, Julian Nagelsmann, beson se sulmuesi polak Robert Lewandowski e meriton “Topin e Artë”.

“Organizatorët duhet t’ia japin atij sepse në tre vjetët e fundit ka qenë më i qëndrueshëm se kushdo tjetër. Ai e meriton këtë trofe prestigjioz, sepse në tre vjetët e fundit ka pasur një rekord të jashtëzakonshëm, më të lartë se kushdo tjetër”, ka thënë Nagelsmann.

Gjithashtu, beson se Lewandowski, i cili është 33-vjeçar, ka ende shumë vite futboll përpara: “Ai është jashtëzakonisht dinamik, nuk e dëmton veten shumë, stërvitet intensivisht. Unë mendoj se i kanë mbetur edhe disa vjet në nivelin më të lartë të futbollit, sepse e organizon jetën në mënyrën më profesionale të mundshme”.

Lewandowski ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 dhe kontaktet për rinovimin ende nuk kanë filluar. Te “bavarezët” ekziston një zakon që të rinovohet kontratë me lojtarët 30 vjeç e sipër për më shumë se një vjet. Nga ky rregull nuk pati përjashtim as për dy legjendat e historisë së fundit të klubit, si Franck Ribery dhe Arjen Robben. Në sezonin e mëparshëm Lewandowski shënoi 41 gola në Bundesliga.

Përveç fitimit të “Këpucës së Artë”, polaku tejkaloi një rekord të mbajtur nga Gerd Muller prej pesë dekadash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar një set me fotografi sportive…