Nagelsmanni mund të bëhet trajner i Real Madridit

26 dhjetor 2022 | 14:57

Menaxheri aktual i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, po konsiderohet nga Real Madridi si zëvendësuesi i trajnerit Carlo Ancelotti, në rast se ky i fundit largohet nga klubi.

“El Nacional” ka raportuar se prioriteti i Real Madridit është ende që të marrë në bord ish-menaxherin e Chelsea, Thomas Tuchel, pasi Ancelotti të largohet, megjithatë, Nagelsmanni gjithashtu favorizohet fuqishëm nga administrata, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu Real Madridi mbetet i hapur ndaj opsioneve në krahun e majtë pasi nuk ka arritur asnjë përparim me mbrojtësin francez, Ferland Mendy.

Sipas raportimeve nga “AS”, Los Blancos po e konsiderojnë seriozisht rikthimin e ish-produktit të akademisë Fran Garcia.

Real Madridi ende zotëron 50 për qind të të drejtave të Garcias dhe nuk do të duhet të shpenzojë shumë për spanjollin.

Mbrojtësi i majtë ka impresionuar me paraqitjet e tij për Rayo Vallecano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…