
Nagelsmanni refuzon Realin
04 qershor 2018
| 14:36
Real Madrid është ende në kërkim të një emri për trajner dhe i fundit që është shfaqur është Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Hoffenheim.
Lajmin e ka bërë të ditur “Bild”, sipas së cilës 30-vjeçari gjerman është parë me shumë interes për të marrë vendin e lenë bosh nga Zinedine Zidane.
Sipas të njëjtit burim, Nagelsmann që është nën kontratë deri në 2021 është kontaktuar nga klubi i drejtuar nga Florentino Perez. Përgjigja ka qenë negative.