
Nagesmann: Wirtzi do t’i mungojë shumë Leverkusenit dhe Gjermanisë
Bayer Leverkuseni do të duhet të bëjë pa Florian Wirtz për një periudhë të gjatë. Mesfushori gjerman ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes kundër Werder Bremenit (2-0).
Kjo ka qenë diagnoza e rezonancës magnetike të kryer pas ndeshjes, sipas faqes zyrtare të klubit. Mesfushori 21-vjeçar do të jetë jashtë fushave për disa javë. Ky është një problem edhe për kombëtaren gjermane, e cila do të përballet me Italinë në çerekfinalet e Ligws sw Kombeve.
Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, sigurisht që nuk është i lumtur: “Më vjen shumë keq për Florianin. Tani po vijnë ndeshje të rëndësishme, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren, të cilat ai do t’i humbasë. Ai do t’i mungojë shumë Bayer Leverkusen dhe neve. Gjithçka që ka rëndësi tani është shëndeti i tij. Të gjithë ne në kombëtare i urojmë një rikuperim sa më të shpejtë”.
Wirtz do të mungojë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League kundër Bayernit, e cila zhvillohet nesër. Ai gjithashtu do të mungojë – siç u përmend – në çerekfinalet e Nations League kundër Italisë (ndeshjet zhvillohen më 20 dhe 23 mars), edhe pse gjithsesi do të kishte qenë i pezulluar për sfidën në Milano.