Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se kanë liruar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqin.
“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish kryeshefin ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Korporatës energjetike të Kosovës.