Naim Bazaj i bashkohet AAK-së

01 gusht 2019 | 16:25

Naim Bazaj është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vështirësitë që po has Interi për të gjetur një sulmues…