Naim Fetahu fton prokurorinë t’i hetojë keqpërdorimet në Komunën e Podujevës

03 nëntor 2020 | 13:54

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, njëkohësisht, kandidat për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahu, përmes një konference për media ka denoncuar abuzimet dhe keqëpërdorimet e buxhetit në Komunën e Podujevës.

Gjatë kësaj konference, Fetahu ka përmendur një sërë skandalesh dhe shkeljesh që ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari ka bërë në këtë komunë, raporton “Epoka e re”.

Me këtë rast, Fetahu ka ftuar prokurorinë e shtetit që të urgjentisht të hetojë këto skandale që po ndodhin këtu.

“Komuna e Podujevës për riparimin e rrugëve të asfaltuara kishte lidhur kontratë kornizë më 28.06.2018 me afat deri më 28.10.2019. Edhe pse kjo kontratë kishte skaduar komuna kishte vazhduar me porositje të shërbimeve duke tejkaluar dy pozicione në vlerë 4,477 euro”, ka thënë Fetahu.

Më tej, ai ka përmendur edhe disa shkelje të tjera.

“Me të gjitha këto shkelje, të cilat i ka vërtetuar edhe raporti i auditorit, Nexhmi Rudari vetëm ka vazhduar një qeverisje të keqe 20-vjeçare të LDK-së. Për më tepër, ai ka dëshmuar se nuk është i gatshëm dhe as i kualifikuar për të udhëhequr me komunën”, ka thënë Fetahu.

Në fund, kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjitha keqpërdorimet me buxhetin e komunës që janë bërë muajve të fundit. “Ftoj urgjentisht edhe prokurorinë e shtetit që të nisë hetimet në lidhje me abuzimet e buxhetit që janë bërë në komunën tonë, përfshirë gjatë periudhës së rëndë me pandeminë”, ka thënë Fetahu.

Asamblisti i PDK-së në Komunën e Podujevës, Rafet Llapashtica, ka përmendur disa prej shkeljeve që ka bërë Komuna e Podujevës.

“Një palë doreza të thjeshta, komuna i ka blerë me 14 euro. Ndërsa, një palë rroba njëpërdorimëshe me 28 euro. Po ashtu, autoambulancën që komunat tjera e kanë paguar me 33 mijë euro, Komuna e Podujevës e ka blerë me 60 mijë euro, dyfishin e çmimit”, ka thënë Llapashtica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kampionatin Evropian të boksit për grupmoshat 17-18 vjeçare që…