Naim Ismajli: Nga çdo lagje, fshat e qytet, kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve
28 janar 2025
| 13:34
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 48, Naim Ismajli, ka thënë se ëshë koha që të tregojmë se Kosova meriton një të ardhme më të mirë, një të ardhme të udhëhequr nga vizioni i qartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm.
“Nga çdo lagje, fshat e qytet, kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që kanë vendosur të besojnë tek PDK-ja si forca e parë në vend. Ky masovitet është dëshmi e qartë se Kosova është gati për ma mirë, dhe për një udhëheqje të përgjegjshme që punon për të mirën e të gjithëve. Prandaj, mobilizimi është kyç! Të mos ndalemi deri më 9 shkurt. Çdo angazhim i yni është një hap më afër fitores, një hap më afër një Kosove që mundet dhe do të bëjë më mirë”, ka shkruar në Facebook Ismajli.