Naim Lushi i bashkohet AAK-së
17 nëntor 2018
| 17:41
Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka bërë me dije se kësaj partie i është bashkuar veprimtari politik Naim Lushi.
“Sot në rrugëtimin tonë drejt një të ardhme më të mirë për qytetarët e Pejës, na u bashkua veprimtari shumëvjeçar i çështjes kombëtare, luftëtari për lirinë e Kosovës, poeti dhe veprimtari politik Naim Lushi”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se konsolidimi dhe forcimi i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë po bëhet falë angazhimit te çdo anëtari dhe aktivisti të kësaj dege.
https://www.facebook.com/100008167770536/posts/2242814486000789/