Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale
Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka bërë me dije vet Naim Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Njoftova gjykatën që për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore unë nuk mund të udhëtoj për atje. Angazhimi im në përpjekjet e popullit tim për liri, i kurorëzuar me të qenit oficer i lartë në të shenjtën UÇK, me bën të ndihem krenar tërë jetën duke lënë trashëgiminë më të çmuar për pasardhësit e mi”, ka shkruar Naim Maloku.
Postimi i plotë ti tij:
Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!
Ju njoftoj që sot, përmes telefonit dhe në gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hagës me ftesë që të paraqitem në ditët në vijim për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.
Ju njoftoj gjithashtu që është hera e parë që unë kontaktohem nga kjo Gjykatë.
Njoftova Gjykatën që për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore unë nuk mund të udhëtoj për atje.
Angazhimi im në përpjekjet e popullit tim për liri, i kurorëzuar me të qenit oficer i lartë në të shenjtën UÇK, me bën të ndihem krenar tërë jetën duke lënë trashëgiminë më të çmuar për pasardhësit e mi.