Naim Maloku ka një këshillë për kryeministrin Kurti
16 shkurt 2020
| 12:36
Politikani Naim Maloku i ka dhënë një këshillë kryeministrit Albin Kurti sa i përket nënshkrimit të dy marrëveshjeve të fundit në Mynih të Gjermanisë mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat.
Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka thënë Kurtit që marrëveshjet e argatëve të Palit me Gjuriqin mbaji gjithmonë me vete në xhep se i duhen për në toaletet e Prishtinës, raporton “Epoka e re”.
“Këshillë për kryeministrin Kurti:
Marrëveshjet e argatëve të Palit me Gjuriqin mbaji gjithmonë me vete në xhep. Në toaletet e Prishtinës mungojnë letrat dhe shpesh s’ka edhe ujë. Të gjinden!”, ka shkruar Maloku.