Naim Maloku në gjendje të rëndë shëndetësore, por me shpresë që do ta fitojë edhe këtë betejë
18 qershor 2019
| 23:20
Ish oficeri i lartë i UÇK-së, eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Djali i tij ka publikuar fotografi të Malokut, i cili shihet i shtrirë në spital.
“Sikur shumë beteja, edhe kjo qoftë e kalume baba jem”, ka shkruar Migjen Maloku, djali i ish-deputetit.
Maloku ka qenë pjesë e UÇK-së dhe ka luftuar kryesisht në Zonën e Dukagjinit.
Ai llogaritet si një nga njohësit më të mirë të sigurisë.