Naim Maloku pyet deputetët për Veselinoviqin: A guxoni të kërkoni publikimin e kontratave?

09 dhjetor 2021 | 14:31

Eksperti i sigurisë dhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka pyetur deputetët nëse guxojnë të kërkojnë të publikohen të gjithë tenderët e kompanive të Zvonko Veselinoviqit, vëllait të tij, Zharko Veselinoviq, Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq dhe Milivoje Vuloviq.

“Deputetë dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës! Ju besoj që jeni përfaqësues të denjë të popullit dhe që fortë në mendje dhe zemër e keni punën për popull. Për patriotizmin tuaj as që duhet të diskutohet. A guxoni me kërkuar publikimin e të dhënave për të gjithë tenderët e Veselinoviqit me shokë”, ka pyetur Maloku.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit ka shënjestruar të mërkurën grupin e afaristit serb, Zvonko Veselinoviq.

Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta. Në këmbim, politikanët do t’u jepnin atyre kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GABRIEL GARCIA MARQUEZ E njoha menjëherë teksa po kalonte me…