Naim Qelaj, Avokat i ri i Popullit
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kandidatin Naim Qelaj, Avokat të Popullit për një mandat pesëvjeçar.
Me 69 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime, deputetët zgjodhën kandidatin Naim Qelaj për Avokat të Popullit.
Të premten në raundin e dytë të votimit ishte Xhavit Shala që mori 22 vota, kurse, Naim Qelaj 32.
Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin u votua sot.
Avokati i sapozgjedhur i Popullit, Naim Qelaj në betimin e tij para deputetëve, ka premtuar se do të punojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme për të avancuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vend, raporton “Epoka e re”.
“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë. Do t’i respektojë në tërësi parimet dhe atë që është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës si detyrë e Avokatit të Popullit”, ka thënë Qelaj.