Naim Rashiti propozon që qeveria Kurti t’i ketë 16 ministri
Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ta dorëzojë urgjentisht te presidenti i Kosovës emrin e kandidatit për kryeministër.
Ai ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja duhet të pajtohen për një qeveri me 15 ose 16 ministri.
Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Vetëvendosje duhet t’i marrë gjashtë ministri, ndërsa LDK-ja shtatë.
Postimi i plotë i Rashitit:
Lëvizja Vetëvendosje duhet urgjentisht te dorëzoj emrin e kandidatit për kryeministër. Si fituese e zgjedhjeve nuk ka alternative, nuk ka afat te caktuar mes konstituimit te kuvendit dhe dhënies se mandatit për fituesin e zgjedhjeve. Kjo është procedurë e pakontestuar. Me vonesat e saj, LV po bëhet njëjte sikur partitë fituese të vitit 2014 dhe 2017.
Po ashtu LV dhe LDK duhet të heqin dorë nga strukturimi dhe fuzionimi masiv i qeverisë dhe ministrive. Kjo pune ia lehtëson arritjen e marrëveshjes dhe parandalon kaosin në institucione. Ju sigurojë se nuk do te arrijnë ta bëjnë ristrukturimin në 12 ministri dhe pa ligj.
Prandaj, LV dhe LDK nëse duan të formojnë qeveri duhet ta dorëzojnë emrin e mandatarit shpejt, dhe të pajtohen për një qeveri me 15-16 ministri:
LV të marrë 6 ministri
LDK të marrë 7 ministri
Serbët 2 ministri (përndryshe nuk e përkrahin qeverinë)
Minoritetet tjera 1 ministri.
/Epoka e re/