Naim Rashiti: Zgjedhjet u prishën, urgjente ndërrimi i sistemit zgjedhor
17 tetor 2019
| 12:47
Analisti politik Naim Rashiti ka komentuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këto zgjedhje u prishën, duke iu referuar rinumërimit të votave.
“Zgjedhjet u prishën… Meqë tani nuk po mund të i manipulojnë qytetarët, po i manipulojnë rezultatet…. Më se urgjente ndërrimi i sistemit zgjedhor, mënyrës së votimit të kandidatëve”, ka shkruar Rashiti.
/Epoka e re/