Naim Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të policisë
25 prill 2018
| 16:26
Pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Polici ta ushtrojë zëvendësdrejtori Naim Rexha.
Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, konkretisht me nenin 39 paragrafi 3.
“Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në Ligjin për Policinë e Kosovës.
Konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë hapet nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas legjislacionit në fuqi.