Naim Tërnava fiton mandatin e katërt në krye të BIK-ut

27 tetor 2018 | 13:05

Naim Tërnava sërish do të jetë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), pasi në kuvendin e sotëm zgjedhor ai mori 52 vota nga trupi zgjedhor i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Ky do të jetë mandati i katërt për Tërnavën në institucionin më të rëndësishëm të besimit islam në vend.

Tërnava do të ketë mandat pesëvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali Sandër Lleshi është emri që do të zëvendësojë Fatmir…