Nainggolani kushton 40 milionë euro
11 qershor 2018
| 14:20
Mesfushori belg, Radja Nainggolan, vazhdon të pëlqehet nga ish-trajneri i tij, me të cilin punuan së bashku te Roma, Lucciano Sapelleti.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma i ka bërë me dije Interit çmimin e lojtarit. “Giallorosët” nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë për ofertat nën 40 milionë euro.
Kujtojmë se Nainggolan ka mbetur jashtë Botërorit të Rusisë, duke mos u ftuar nga trajneri i Belgjikës.