Nainggolani pranon largimin nga Interi
28 korrik 2019
| 16:29
Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka pranuar të largohet nga Interi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Antonio Conte.
Mediumet italiane kanë raportuar se Nainggolan tashmë ka nisur negociatat me Cagliarin për një kthim të mundshëm te ekipi ku luajti për katër vite (2010-2014).
Nainggolan ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, por mund të largohet për një ofertë prej 20 milionë eurosh. Te Cagliari e shohin 31-vjeçarin si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.