Nainggolani qëndron tek Interi

11 shtator 2020 | 11:32

Radja Nainggolan nuk do ta veshë fanellën e Cagliarit sezonin e ardhshëm.

Mesfushori belg, që kohët e fundit është kthyer tek Interi pas një sezoni në formë huazimi në Sardenjë, nuk do të rikthehet në klubin ku spikati fillimisht në Serinë A, pavarësisht se ditët e fundit ishin shtuar zërat mbi vullnetin e palëve për t’i bashkuar rrugët.

Lajmin e ka dhënë presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini që, pas një takimi me drejtuesit e Interit, u shpreh: “Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të kthehet te Cagliari. Besoj se do të qëndrojë në Milano. Duan ta mbajnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit…