![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/hasani.jpg)
Nait Hasani: Albini i pushtetit është egoist dhe vetjak, ai i burgut idealist
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është deklaruar së fundmi për pjesën e jetës që e ka kaluar në burg.
Hasani, një kohë në burg ka qëndruar edhe me kryeministrin e tanishëm të vendit, Albin Kurti.
Ai ka thënë se edhe ai ka vuajtur pasojat e njëjta, dhunën e njëjtë dhe shtypjen e njëjtë nëpër burgje.
E, për Kurtin e burgut ka fjalë të mëdha, ndërsa për të pushtetit një mendim krejt tjetër.
“Por tani Albini i pushtetit dhe Albini i burgut janë dy. Albini i pushtetit është i papërgatitur me Albinin e luftës dhe të burgut. Albini i burgut është rezistencë, është kreativ, është idealist, është i qëndrueshëm, por Albini i pushtetit është tjetër, është egoist, edhe është vetjak, për mua i kem dy Albina brenda vetes”, është shprehur Nait Hasani për “FrontOnline”.
Ai ka thënë se Kurtin e kanë rrethuar njerëz lakmitarë e të cilët e kanë shndërruar në egoist.