![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/476622455_1155247106602045_6615444747243585318_n-1.jpg)
Nait Hasani: Bedri Hamza me planprogramin qeverisës do të mbështetë bizneset vendore
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka vizituar kompaninë “Fe Plast” në Prizren. Hasani është informuar nga pronarët e kësaj kompanie familjare me sfidat dhe dhe sukseset e tyre.
42-shi i PDK-së, Nait Hasani, i ka informuar drejtuesit e biznesit Fe Plast se me kryeministrin në ardhje z.Bedri Hamza do të mbështen bizneset vendore.
Postimi i plotë i Hasanit:
Ergini dhe Fetahi më treguan për sukseset dhe sfidat e biznesit te tyre familjar.
Fe Plast sh.p.k. është një kompani familjare me traditë shumëvjeçare, e cila ndodhet në Prizren.
Fillimisht, kompania merrej me shitjen e roletave dhe pajisjeve shtesë, por më vonë duke parë dinamikën dhe kërkesat e tregut, kaloi në prodhimin e roletave të të gjitha llojeve dhe pajisjeve të tyre, duke përdorur teknologji moderne dhe standarde evropiane.
Partia Demokratike e Kosovës me kryeministrin në ardhje z.Bedri Hamza me planprogramin qeverisës do të mbështet bizneset vendore.