Nait Hasani: Daja Dinë ishte bërë simbol i frymëzimit

22 qershor 2018 | 10:22

Me nderime shtetërore dhe me praninë e shumë ish-luftëtarëve, ish-bashkëvuajtësve në burgjet e Sërbisë dhe zyrtrëve të lartë shtetërorë të enjten në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, është varrosur Hajdin Rama.

Në rrespet të veprës së Hajdin Ramës dhe sakrificës së tij, ish-bashkëvuajtësi në burgjet serbe, Nait Hasani, ka mbajtur një fjalë rasti.

“Të shkruash për Hajdin Ramën dhe ndarjen e tij fizike për mua është shumë vështirë të gjejë fjalë, sepse me dajën Dinë edhe vdekjen e kishim nda sa e sa herë bashk, ai ishte dhe është çdo kund dhe sot në mes nesh, mes shokëve, të burgosurve, të afërmëve e familjarëve dhe popullit të Kosovës, me të gjithë ata që e kanë njohur Hajdin Ramën, dhe sot e kujtojnë për qëndresën e tij, për burrërin e tij, për urtësinë e tij, për fjalën e tij, të guximshme dhe të besës, për njeriun me kapuq të bardhë në gjykimin tonë, në gjykatën serbe në Prishtinë më 1997”, ka thënë Hasani.

Fjalimi i plotë i Nait Hasanit: 

E nderuara familja e Hajdin Ramës,

Të nderuar veteran e invalid të UÇK-së,

Të nderuar familjar të dëshmorëve,

I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli,

I nderuar kryetar I Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci,

Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni mortore.

Ai që nuk i përketë atdheut, nuk i përkëtë askujt, na thoshte Hajdin Rama në ditët e vështira nëpër burgje.

Të shkruash për Hajdin Ramën dhe ndarjen e tij fizike për mua është shumë vështirë të gjejë fjalë, sepse me dajën Dinë edhe vdekjen e kishim nda sa e sa herë bashk, ai ishte dhe është çdo kund dhe sot në mes nesh, mes shokëve, të burgosurve, të afërmëve e familjarëve dhe popullit të Kosovës, me të gjithë ata që e kanë njohur Hajdin Ramën, dhe sot e kujtojnë për qëndresën e tij, për burrërin e tij, për urtësinë e tij, për fjalën e tij, të guximshme dhe të besës, për njeriun me kapuq të bardhë në gjykimin tonë, në gjykatën serbe në Prishtinë më 1997.

Daja Dinë këtë emër për ta thirrrur kështu dajë, ma ka lënë heroi i Kombit Xheldin Gashi – Plaku, sepse ai e thërriste, dajë se e kishte daje dhe une e thërrisja daje si ai. Nga ajo kohë e deri me sot dhe do të mbetët daja im, daja Dinë njëriu i UÇK-së, që i dha zemër e fuqi luftës, na dha besim e guxim neve të rinjëve në njësitet guerile. 

Unë isha pjesë e familjes së dajës Dinë, ai ishte për mua një prind i dytë, një mendimtar i zgjuar, një njëri i fjalës, i besës, një njëri që ishte rritur në vuajtje, por që vujtjet kurrë si duronte, ai mezi kishte pritur të bëhej luftë dhe t’i bashkohet luftës dhe luftës së UÇK-së iu bashkua me tërë familjen, si një njëri trim, guximtar e i sakrificës. Shtëpia e tij, në Sankovc të Drenasit, u bë dhe ishte baza jonë e fortë e UÇK-së, nga ku merrnim vendime e vepronim në kordinimin e UÇK-së dhe luftës tonë për liri.

Daja Dinë në burgje gëzonte respekt të madh e të veçantë te të gjithë të burgosurit. Sepse ai ishte bërë simbol i frymëzimit, i qëndresës për të gjithë të burgosurit nëpër burgje bashk me Nezir Zogajn të ndjerin. Daja Dinë përballoi tmerret e burgjeve serbe me guxim, me trimëri, me urtësi, me dinjitet dhe torturat e burgut të Prishtinës, dhunën në burgun e Mitrovicës së Sremit, egërsin e burgut të Nishit, ai i përballoi dhe masakrës së burgut të Dubravës më 22 maj 1999, ku na vranë mbi 130 të burgosur dhe na plagosën qindëra të tjerë, ku na pushkatuan gardianët e burgut, ushtarët, policët dhe paramilitaret bashk me të burgosurit serb, pra na pushkatoi shteti serb, ai i përballoi dhe kalljes së burgjeve serbe në serbi, ku na kishin marrë peng dhe na trajtonin si pengje të luftës pas 10 qershorit 1999. 

Pas gjithë ketyre vuajtjeve daja Dinë qëndroi stoik, i pa thyeshëm para asnjë sfide, sepse ishte rritur në sfida të jetës dhe kishte besim në vetën e vet, e me kurajon e prindit na jepte shpresë e vullnet neve të burgosurëve, të qëndronin se liria nuk vie pa gjak, por gjaku jonë do të bëhet dritë e do ta ndriqoj vendin tonë, vendin e shqiponjave. 

Daja Dinë e deshti Kosovën më shumë se familjen e vet. Ai e përjetoi shpirtërisht lirinë e Kosovës dhe çlirimin e saj nga Serbia. 

Daja Dinë, iu gëzua shpalljes se pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, si një fitore më të madhe të luftës sonë, të të gjitha kohërave e gjeneratave bashkë të bëra për liri, ai iu gëzua shumë, sepse u realizua dhe ëndërra e Fazli Grajqevcit, për Kosovën e çliruar nga Serbia e të lirë, që ishte frymëzim nga qendresa e tij heroike në burgjet serbe.

Ai la plot shtëpinë me fëmijë që rriten sot në liri.

Daja Dinë i lehtë të qoftë dheu i Kosovës që dhe çdo gjë për këtë tokë të shtrenjtë, për Kosovën tonë të përbashkët dhe këtu sot në Kleçkë, ti iu bashkove shokëve të idealit, ushtarëve të përhershëm të UÇK-së në vendin e shenjtë, aty, ku Kosova e sheh dhe e merrë dritën e ardhmërisë, në vendin e dëshmorëve e veteranëve të kombit, në Kleçkë, ku toka dhe qielli janë bërë bashk në mbrojtje të lirisë e atdheut.

Tani pusho i qetë daja Dinë, ti tashmë i përketë përjetësisë dhe kombit, amanetin tënd e kem të përbashkët ne, do ta ruajmë Kosovën këtë tokë të bekuar nga Zoti. 

Lavdi veprës dhe jetës së Hajdin Ramës – dajës Dinë!

Lavdi UÇK -së!

Më 21 qershor 2018          

Nait Hasani

Kleçkë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa…