Nait Hasani dhe babai i Hashim Thaçit përloten teksa flasin për vdekjen e “Raketës”

20 mars 2024 | 23:27

Komandant “Raketa” njëherit edhe truproja e Presidentit Hashim Thaçi ka ndërruar jetë, e tek familja e tij kanë shkuar emra të shumtë me të cilët ka bashkëpunuar.

Për lajmi.net deri sa ka vizituar familjen e komandantit për ngushëllime, ka folur edhe Nait Hasani.

“Kemi ardhur t’i ngushëllojmë për humbjen e një njeriu që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për lirinë e vendit dhe ka qenë hija e Hashimit”, ka thënë Nait Hasani.

Pranë tij ka qenë edhe babai i Presidentit Thaçi i cili është përlotur teksa flasin për krahun e djathtë të djalit të tij.

Video:

https://www.facebook.com/100083967770817/posts/pfbid0X31VWRJqe8aUQHdJSVgJEizRaL2ufsX7hztdvsPkGyYMBiiiRiAyaxifrQmQQmVPl/?app=fbl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistja Besa Luzha ka rikthyer edhe njëherë temën dhe diskutimin…