![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/04027101-B3FF-497A-9EE3-DF2F0EBA06DC.jpeg)
Nait Hasani: “Epoka e Re” ishte dhe është udhërrefyese e frymëzuese se si duhet e mbrohet atdheu
Ish-ambasadori, Nait Hasani përmes “Facebook-ut”, ka uruar gazetën “Epoka e re” dhe stafin e saj në përvjetorin e 23-të.
“Urime e suksese gazetës “Epoka e Re”!
Gazetë e cila me shkrimet e saj mbrojti në mënyrë të drejtë e të veçantë luftën tonë, vlerat e luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pavaresinë e Kosovës, Shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hasani.
Urimi i Nait Hasanit:
23 vite jetë, gazeta “Epoka e Re”
Urime e suksese gazetës “Epoka e Re”!
Gazetë e cila me shkrimet e saj mbrojti në mënyrë të drejtë e të veçantë luftën tonë, vlerat e luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pavaresinë e Kosovës, Shtetin e Kosovës.
Mbrojti në kohë e rrethanë vlerat e krijuara me gjak, mund e sakrificë mbinjerëzore të luftës sonë shekullore për liri e çlirim.
Mbrojti dinjitetin e luftëtarit, të dëshmorit, që dhanë çdo gjë për lirinë e vendit tonë.
Mbrojti invalidët që dhanë e lanë gjymtyrët e trupit nëpër fushë beteja kundër pushtuesit shekullor, ushtrisë e policisë Serbe. Gazeta “Epoka e Re” ishte dhe është udhërrefyese e frymëzuese se si duhet e mbrohet atdheu.
Urime përvjetorin e paçi suksese në punën fisnike!