Nait Hasani i drejtohet Kurtit: Kosova në terr, Albin!

03 janar 2025 | 15:37

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nait Hasani, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat e komunës së Prizrenit.

“Kosova në terr, Albin!. Kryeministër i Kosovës je. Sot është 03 Janar 2025 Ndërsa ne banorët e fshatrave të komunës së Prizrenit i ndezëm qirinjtë dhe gjeneratorët e pas luftës se ti na kujtove luftën pa drita. Migjeni sot do t’na kishte thënë, kur e lexonim bashk në burgjet serbe
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh”, ka shkruar Nait Hasani, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 42 në listën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 26-vjetorin e rënies sot është kujtuar heroi Xhevat Jusufi,…