Nait Hasani: Kurti i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, do ta pranoj Asociacionin
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka folur për zhvillimet politike në vend.
Hasani mes tjerash ka potencuar se kryeministri, Albin Kurti do ta bëjë Asociacionin dhe do t’ia jap 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit.
Ai në emisionin “Ditari në Tëvë 1, ka thënë se Kurti është i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet.
“Ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë. Në luftën për pushtet është i gatshëm të bëjë gjithçka, andaj do t’i bëjë. Me apo pa presion do t’i bëjë sepse ai nuk e ka zgjedhur rrugën e drejtë”, është shprehur ai.
Më tej, Hasani ka thënë se kryeministri Kurti, do të jetë vrasës i së ardhmes.
“Nuk e ka zgjedhur rrugën e atyre protestave për kundërshtim dhe këtu tani ai e ka luftën brenda vetës, të Albinit, të idealeve, të vetëvendosjes dhe bashkimit kombëtar dhe të Albinit dhe Asociacionit e ndarjes së territorit të Kosovës. Në të dyjat ka vetëvrasje Albini, ai do ta humbë vetën, nuk do të jetë fitues i së ardhmes por vrasës i së ardhmes”, ka shtuar ai.