Nait Hasani në mbështetje të “Marshit për drejtësi”: Duam drejtësi, JO gjykime politike!
31 mars 2023
| 00:02
Ish i burgosuri politik, deputeti e ish ambasadori Nait Hasani ka dal në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit si dhe Sali Mustafës, Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt e Pjetër Shalës të cilët po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës.
Hasani i shoqëruar nga nipi i tij Kreshniku, përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi nga qyteti i bukur i Prizrenit ku mbanë në dorë thirrjen pēr pjesëmarrje në marshin për drejtësi që do të organizohet ditën e diel në ora 14:00 në Prishtinë.
Nait Hasani kërkon drejtësi e jo gjykim politik nga gjykata e Hagës për krerët e UÇK-së.
Postimi i Hasanit:
Duam drejtësi, JO gjykime politike!
UÇK krenaria jonë ??