Nait Hasani: Nënën time e kanë rrahur kur erdhi për vizitë në burgun e Beogradit

13 qershor 2023 | 00:44

Ish-i burgosur politik, Nait Hasani, ka treguar një moment kur nëna e tij e kishte vizituar në burgun e Beogradit dhe që e njëjta ishte rrahur.

Hasani i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, mes tjerash ka thënë se pos nënën e tij, i kanë rrahur edhe familjarët e tjerë kur i kanë vizituar në Beograd.

“Sjelljet e gardianëve nuk ishin më të ashpëra ndaj neve. Problemi ka qenë me familjet tona kur vinin në vizitë, sepse ata (serbët) jashtë burgut organizonin protesta, dhe protestuesit nënën time e kanë rrahë jashtë kur ka ardhur për vizitë, i kanë rrahur familjarët tanë, duke konsideruar shkak Millosheviqin si i burgosur për shkak të Kosovës dhe ne jemi shkaktarë të burgosur aty”, u shpreh Hasani.

Ai tregoi se në burgun e Beogradit ka qëndruar për rreth dhjetë muaj, e ku më pas është transferuar për nē burgun e Nishit, dhe aty ka që druar deri me 26 mars të vitit 2002, ku edhe janë nisur për Kosovë e më pas janë liruar nga burgu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një arsimtar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan…