Nait Hasani ngushëllon familjen e Kadri Veselit
Nait Hasani ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit për humbjen e më të dashurës, nënës Ajshe.
“Isha dje së bashku me mikun tim ish të burgosurin Sadik Zeqirin në familjen Veseli ku u pritëm nga Ismeti, vëllai i Kadriut. Aty ishim për t’ua uruar vitin 2022, si dhe për t’iu bashkuar sadopak në dhimbjen e tyre që kanë për Kadrinë dhe shokët e tij që gjenden padrejtësisht në Hagë.
Gjatë bisedës kryefamiljari Ismeti na tregoj për gjendjen e nënës Ajshe që ishte shumë e sëmurë dhe unë patjetër shkova dhe e vizitova, por paska qenë hera e fundit ta takoj të gjallë nënëloken, Ajshe Veseli”.
“Nëna Ajshe shkoj pa u përshëndetur me Kadriun, i cili asnjëherë nuk pati mundësi të çmallet me të. Njëherë në shërbim të atdheut dhe tani në Hagë, përsëri për atdheun.
Ngushëllime Kadri, ngushëllime Ismet dhe ngushëllime ju të gjithë familja Veseli për më të dashurën tuaj”, ka shkruar Nait Hasani në ngushëllimin për familjen Veseli.